Kosovo
Përmes Integrity Icon Kosova ju mund të nominoni/emëroni dhe promovoni nëpunës të ndryshëm publik që mishërojnë vlerën e integritetit, ndershmërisë, llogaridhënies dhe përgjegjësisë personale. Këtë vit nominimet do të bëhen për punonjës të shërbimit publik nga Komuna e Prishtinës dhe Gjakovës. Këta punonjës me integritet të lartë janë të respektueshëm dhe të kujdesshëm, dhe janë të vetëdijshëm se puna e tyre ka ndikim pozitiv në jetët e njerëzve; veprojnë në mënyrë të besueshme dhe transparente për t’i zgjidhur problemet sa më mirë që munden; trajtojnë të gjithë në mënyrë të barabartë, pa marrë parasysh politikën apo ndikimin dhe vazhdimisht shkojnë përtej thirrjes së detyrës për të ofruar shërbim të mirë për qytetarët. Integrity Icon Kosova’ është nismë e cila rrjedhë nga Aktiviteti i USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës, implementohet nga UBO Consulting.
Kriteret e nominimit të ikonës:
-
Promovimi dhe ruajtja e standardeve të larta të etikës profesionale;
-
Ofrimi i shërbimit në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe të barabartë dhe pa paragjykime;
-
Përdorimi i burimeve në mënyrë efikase dhe efektive;
-
I përgjigjet nevojave të njerëzve: qytetarët inkurajohen të marrin pjesë në procesin e politikë bërjes;
-
Përmirëson shërbimet publike duke krijuar një administrate publike të përgjegjshme dhe transparente;
-
5 vite përvojë pune në institucion.
Nominimet pranohet për zyrtar/e publik të Komunës së Prishtinës dhe Gjakovës të cilët kanë më shumë se pesë (5) vite përvojë pune si: -
Zyrtarë komunal;
-
Personel shëndetësor të Kujdesit Shëndetësor Parësor (QKMF, QMF, AMF);
-
Personel arsimor në arsimin para universitar si dhe;
-
Zjarrfikës.